ZYRTARE, mesfushori i Juves i bashkohet Pandevit te Xhenoa

Skuadra e Xhenoas edhe zyrtarisht ka nënshkruar kontratë me Stefano Sturaro.

Xhenoa u pajtua para dy javësh për huazimin e përhershëm të lojtarit deri në fund të sezonit, por tashmë ka vendosur të aktivizojë një klauzolë të detyrueshme në marrëveshje me Juventusin.

Sturaro kaloi pjesën e parë të sezonit si huazim te Sportingu i Lisbonës dhe pastaj vendosi të kthehej në ‘Marassi’, aty ku ai luajti për gjatë sezoneve 2013/14 dhe 2014/15.

Nga shitja e kartonit të tij, skuadra kampione e Juves do të përfitojë 16.5 milion euro. 25-vjeçari Sturaro me fanellën e Juves ka zhvilluar 90 ndeshje, duke realizuar edhe 3 gola. Gjatë karrierës së tij, Sturaro ka luajtur edhe katër ndeshje për ekipin kombëtar të Italisë, të gjitha në vitin 2016.

Ai pas vetes regjistron 4 tituj kampion në ‘Serie A’, 4 kupa si dhe një SuperKupë të Italisë.

Leave a Reply