Genç Kalemler transferon ish futbollistin e Ujpeshtit hungarez

Drejtuesit e Genç Kalemler kanë bërë një merkato shumë të pasur gjatë afatit kalimtarë të dimrit duke sjellë në rradhët e tyre plotë 6 futbollistë të rinj, njofton ‘infOSport.mk’. Pa dyshim se transferimi më i bujshëm, është ai i Izet Hajrullahut që vjen nga futbolli slloven, ndërsa në të kaluarën kishte qenë pjesë edhe e skuadrave europiane të Ujpeshtit (Hungari) dhe Uta Arad (Rumani). Ndryshe në Maqedoni ai e kishte nisur karrierën te FC Shkupi, për të kaluar më pas edhe te Rabotniçki, ndërsa te skuadra nga Gostivari vjen nga rradhët e skuadrës sllovene të Komarno.

Një tjetër super përforcim për ekipin e trajnerit Topçiu, pa dyshim se është edhe ai i mbrojtësit Besir Ramadani, i cili te Genç Kalemler vjen në formë huazimi nga rradhët e FC Shkupit.

Po nga kjo skuadër ata me transferim të plotë kanë arritur që të angazhojnë edhe Bujar Iljazin, ndërsa gjithashtu emra të rinj do të jenë edhe Arijan Ejupi (Vardar Forinë), Bojan Trajkovski (Goblen Junior) dhe Berat Ismail (Vëllazërimi), transmeton ‘infOSport.mk’.

Ndërkohë pjesë e Genç Kalemler gjatë stinorit pranveror edhe përfundimisht nuk do të jenë Ismail Abdullahu, Elvir Beqiri dhe Besim Alili.

Ekspedita e Genç Kalemler gjatë ditës së nesërme do të niset për në Antalia të Turqisë, aty ku për 10 ditë do të zhvillojë edhe fazën e dytë dhe kryesore para startit të gjysmësezonit të dytë në Ligën e Dytë – Perëndim.

Leave a Reply