Liga e Kampionëve, askush si Iker Kasiljas!

Pas disfatës 2:1 të skuadrës së tij, Porto, në udhëtim te Roma, Iker Kasiljas nuk u largua i lumtur nga ‘Olimpiko’, pavarësisht performancës së shkëlqyeshme të ish gardianit të Realit të Madridit. Megjithatë, mund të flasim me plot gojë për Kasiljasin, si një legjendë e Ligës së Kampionëve, transmeton Telesport.

Që nga koha e trajnerit Xhon Toshak, kur debutoi në këtë kompeticion, më 15 shkurt 1999, kundër Olyimpiakos (3:3), vetëm 18 vjeç, tre muaj dhe 26 ditë, kanë kaluar mjaft kohë, janë luajtur shumë ndeshje prej tij. Aq sa tani, spanjolli është bërë numri 1 i Ligës së Kampionëve për paraqitjet në këtë garë elitare të klubeve europiane.

Po ashtu, Kasiljas është lojtari që ka marrë pjesë në më shumë edicione (20 të tilla) të Ligës së Kampionëve. Ai mban edhe rekordin e ndeshjeve të luajtura në historinë e Ligës së Kampionëve (174 në total, 150 me Real Madridin dhe 24 me Porto).

Gjithashtu, Kasiljas ka rekordin e më shumë ndeshjeve me portën e paprekur në këtë kompeticion (59), ndërsa u bë lojtari i dytë që i arrin më shpejt 100 fitoret. UEFA dëshironte t’ia njihte këto merita me një “tëeet” mbrëmë, çka ka provokuar admirimine ndjekësve të futbollit.

Tashmë ngrihet pyetja: A mund dikush tjetër, që ta kapërcejë rekordin e spanjollit një ditë? Duket shumë e vështirë. Ditën kur kolegu i tij, Bufon, rrumbullakosi 50 ndeshje pa pësuar gol në Ligën e Kampionëve, UEFA nderoi e reflektoi në faqen e saj edhe arritjet e papërsëritshme të Kasiljas në Ligën e Kampionëve, të cilat janë si më poshtë:

– Ky është portieri me më shumë ndeshje të luajtura: 174.

– Ky është portieri me më shumë ndeshje pa pësuar gol: 59.

– Ky është portieri me më shumë ndeshje në garat europiane: 185

– Ky është portieri i dytë me më shumë ndeshje në një komëtare të UEFA-s: 176. Buffon ka regjistruar 167 të tilla.

– Ky është portieri me më shumë Kupa Europiane (Liga të Kampionëve): 3 të tilla. Njësoj si Kejlor Navas, Huan Alonso, Ray Clemence, Maier, Stuy dhe Valdés.

– Ky është portieri më i ri, që ka fituar një Ligë të Kampionëve: 19 vjeç dhe 4 ditë, në vitin 2000.

Leave a Reply