Liga e Kampionëve, ja cilat ndeshje janë në program sonte

Sonte në kuadër të ndeshjeve të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve, në program janë dy ndeshje të reja.

Skuadra holandeze e Ajaksit në Amsterdam do të mirëpret kampionin e Europës në fuqi, Real Madridin, teksa në ndeshjen tjetër që do të zhvillohet në ‘Uembli’, Totenhami do të jetë nikoqir i Borusia Dortmundit.

Anglezët do te kenë mungesa të mëdha në këtë ndeshje, por pritet të shihet nëse skuadra gjermane do te jetë në gjendje të marrë ndonjë rezultat pozitiv në Angli, pas tre ndeshjeve pa fitore në Gjermani.

Të dyja ndeshjet sonte startojnë në ora 21:00.

Leave a Reply