Spektakël boksi në Leverkusen të Gjermanisë

Me organizim të Bekim Hoxhës më 13 prill organizohet mbrëmje boksi në të cilën do të paraqitet edhe tetovari Lulzim Ismaili. Leverkuseni i Gjermanisë në prill të këtij viti do të jetë stacion i spektaklit të boksit profesionist dhe amatorë.

Organizator i mbrëmjes do të jetë Bekim Hoxha, i cili është përkujdesur për të grumbulluar në një vend garues cilësorë që do të garantojnë lufta kualitative. Pikërisht ky event do të jetë vendi ku do të ketë paraqitjen e rradhës boksieri tetovar Lulzim Ismaili. Anëtari i Boks Klub Shkëndija No Limit do të përballet me kundërshtar nga Gjermania, si pjesë e një prej 10-të luftave që do të zhvillohen në këtë mbrëmje, prej të cilave 6 do të jenë profesionale dhe katër amatore.

 

Leave a Reply