Goli i parë i anuluar nga VAR-i, UEFA jep shpjegimin zyrtarë

VAR-i debutoi zyrtarisht në Ligën e Kampionëve në fazën 1/8-ave, dhe që në javën e parë të kësaj faze, u bë protagonist në takimin mes Ajaksit dhe Realit të Madridit, të zhvilluar mbrëmë në Amsterdam.

Golin e Taliafikos me kokë në minutën e 39-të, kryesori Skomina e anuloi pasi pa VAR-in. Iturralde Gonzalez, ish-arbitër spanjoll, për “AS” deklaroi se vendimi ishte i drejtë, për shkak të një pozite jashtëloje.

“Lojtari i Ajaksit pengon portierin, i cili nuk mund të afrohet me topin, dhe arbitri duhet ta rishohë rastin”, – shprehet Gonzales.

Më vonë, ishte llogaria zyrtare në Twitter e Ligës së Kampioneve, që shpjegoi arsyen e anulimit të golit: “Në minutën e 38-të të sfidës mes Ajaksit dhe Realit të Madridit, goli nga Nikolas Taliafiko u anulua pas përdorjes së VAR. Arbitri vuri re se shoku i Taliafikos, Dushan Tadiç, ishte në një pozicion jashtëloje, dhe ishte aktiv ndaj portierit, duke e ndaluar atë të luajë ose të jetë në gjendje të kapë topin teksa lojtari shënon me kokë”.

Leave a Reply