Mrrekullia ‘Zaniolo’, Roma gati ti gjashtëfishojë pagën

Kur mbërriti në verë te Roma, si pjesë e marrëveshjes për transferimin e Raxha Naingolan tek Interi, Nikolo Zaniolo ishte thjesht një sulmues premtues, një bast për t’u fituar nga ‘verdhekuqtë’, që u kritikuan shumë për “humbjen” e mesfushorit belg.

Por më pak se 7 muaj nga transferimi i tij në Romë, 19-vjeçari ka rrëmbyer zemrat e tifozëve romak, të cilëve u kujton një legjendë të klubit, Françesko Totin.

Firmosi për 5 vjet për një pagë minimale 300 mijë euro në sezon, që mund të shkonte në 600 mijë nëse do të plotësohej kriteri i ndeshjeve të luajtura.

Me 14 ndeshje e 3 gola në ‘Serie A’, dy takime në Kupën e Italisë dhe sidomos me 6 aktivizime e 2 gola në Ligën e Kampionëve, Zaniolo e ka fituar tashmë pagën maksimale që parashikonte kontrata.

Drejtori sportiv, Monçi e kishte kuptuar muaj më parë që basti ishte fituar, ndaj si prioritet kishte rinovimin me talentin italian. Në fund të sezonit, palët do të ulen në tryezë për të përpiluar kontratën e re me gjashtëfishim të pagës dhe zgjatjen edhe një vit tjetër, pra deri në vitin 2024.

Babai i futbollist dëshiron që të hiqet klauzola në kontratë, ndërsa paga mund të arrijë 2 milionë euro në sezon, duke përfshirë dhe bonuset. Nëse do të vijojë me këtë ritëm, numri 10 i legjendës Totti, që tashmë qëndron në muze, do të bëhet me siguri pronë tij.(SS)

Leave a Reply