Nadal, ne të tre jemi drejt fundit

Në një intervistë për mediat spanjolle, tenisti numër 2 në Botë, Rafael Nadal, ka deklaruar se dominimi i tij, Novak Djokoviç dhe Roxher Federer do të përfundojë së shpejti.

Në 15 vitet e fundit, këta të tre kanë fituar 52 ‘Grand Slam”, duke e monopolizuar këtë sport.

“Asgjë nuk është e përjetshme. Ne të tre jemi në fazën përmbyllëse të karrierës tonë. Kjo është e sigurtë”, u shpreh Rafael Nadal, transmeton Telesport.

“Unë nuk e di saktësisht se kur do të tërhiqemi. Kur të largohem nuk do të mërzitem, pasi kam shumë aktivitete të tjera me të cilat merrem dhe për të cilat do të kem më shumë kohë”, tha më tej tenisi spanjoll.

“Unë jam një humbës i mirë. Humbjet më kanë mërzitur, por nuk më kanë ndalur që të vazhdoj përpara. Ajo që kam bërë është se nuk jam ndjerë kurrë superior karshi të tjerëve”, tha Nadal.

Leave a Reply