Ikardi takohet me drejtuesit e Interit, por…

Lajmi për heqjen e shiritit të kapitenit nga krahu i Mauro Ikardit dhe mos përfshirja e tij në skuadër për ndeshjen e Liga Europa mbrëmë kundër Rapidit të Vjenës në ka pushtuar faqet e para të mediave italiane.

Madje, bëhet e ditur se edhe takimi që Ikardi ka pasur së fundmi me drejtuesit e klubit ‘ziklatër’ nuk ka zgjatur më shumë se 15 minuta.

E gjithë kjo situatë lidhur me sulmuesin argjentinas, ka nxitur pakënaqësi edhe në mesin e tifozëve ‘neroaxurrë’, të cilët kanë filluar madje edhe talljet me Ikardin në rrjetet sociale.

Sulmuesi argjentinas, që ka qenë një pikë referimi te Interi gjatë viteve të fundit, duket gjithnjë e më pranë divorcit me klubin ‘zikaltër’, ashtu që me shumë gjasa mund të përfundojë te një prej skuadrave gjigande, si Juventus, apo edhe Real Madrid.

Leave a Reply