Arbitra shkupjan në derbin Shkëndija-Vardari

Dimitar Meçkarovski do të ndajë drejtësinë në derbin Shkëndija-Vardari që do të zhvillohet të dielën në Tetovë.

Kështu vendosi Federata e Futbollit të Maqedonisë që përballja më interesante e xhiros së 19-të, dhe të parë për sezonin pranveror të referohet nga Meçkarovski, ndërsa ndihmës e tij do të jenë Dejan Nedelkovski dhe Goce Petreski, që të gjithë nga Shkupi.

Arbitër i katërt është deleguar Nikolla Bozhinovski poashtu nga Shkupi, teksa  dy arbitrat pranë  portave do të jenë Konstadin Vlaho dhe Darko Stojçevski.

Derbi mes Shkëndijës dhe Vardarit luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë, duke nisur nga ora 14:00.

Leave a Reply