UEFA vjen me dënime të rënda për dy yjet e Realit të Madridit!

Reali i Madridit morri një fitore shumë të vlefshme në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve kundër Ajaksit në transfertë, mirëpo si duket kjo fitore do t’i kushtojë rëndë skuadrës “madrilene”, që duhet të vuajnë tashmë sanksionet nga UEFA.

Kapiteni Serhio Ramos që vuante nga kartonët e verdhë, ka menduar që të marrë edhe një tjetër ndaj Ajaksit dhe të mungojë në ndeshjen e kthimit, ndërkohë që pritej të rikthehej në fazën çerekfinale.

Por, vetë Ramos pas përfundimit të ndeshjes tha se kartonin e kishte marrë me qëllim, duke i bërë dëm vetes në këtë mënyrë.

UEFA ka njoftuar zyrtarisht hapjen e një hetimi lidhur me deklaratën e kapitenit “madrilen” dhe me shumë gjasa, Ramos do të mungojë 3 ndeshje, ashtu që do të mund të rikthehej vetëm në ndeshjet gjysmëfinale, gjithnjë nëse kampionët e Europës në fuqi do të arrinin që të kualifikoheshin deri në këtë fazë.

Sakaq, rëndë i ka kushtuar goli edhe Bejlit i cili pasi shënoi golin e fitores, ka festuar në një mënyrë të çuditshme duke provokuar tifozerinë vendase. Për shkak se tifozeria nuk reagoi keq ndaj festimit të Bejl, pritet që ky i fundit t’ia hedhë me një gjobë jo të vogël. Nëse tifozeria reagonte ashpër ndaj festimit, atëherë parashikohej pezullim edhe për uellsianin.

Leave a Reply