Rey Manaj sërish dëmtohet!

Rey Manaj sërish i pafat, por këtë herë e pëson nga Sulley Muntari. Pas dëmtimit të rëndë që pësoi në fytyrë disa javë më parë që e detyroi të vendoste një maskë si mjet mbrojtës për të luajtur, tashmë sulmuesi i kombëtares kuqezi ka marrë një tjetër goditje.

Manaj është dëmtuar në seancën e fundit stërvitore të Albacetes pas një ndërhyrjeje të ashpër që ka pësuar nga ish mesfushori i Interit dhe Milanit, Sulley Muntari i cili prej disa javësh është bërë pjesë e Albacetes në Segunda Division. Ganezi njihet për tempramentin e tij luftarak dhe lojën e rëndë.Ky është dëmtimi i dytë në vetëm pak kohë për 21-vjeçarin nga Lushnja dhe tashmë mbetet vetëm për tu përcaktuar shkalla e lëndimit.

Manaj po zhvillon një sezon të mirë me Albaceten që renditet në vendin e parë të Segunda Division dhe synon ngjitjen në La Liga, pasi shqiptari ka realizuar deri tani 5 gola në kampionat dhe 1 në Kupën e Mbretit.

Leave a Reply