Tajson nuk njeh limite, 10 mijë dollarë për t’u ndeshur me një gorillë

Ish-boksieri i famshëm amerikan Majk Tajson, i njohur për dashurinë e kafshëve ekzotike, duke përfshirë edhe tigër në shtëpinë e tij, në të kaluarën  kishte dashur të ndeshet edhe me një gorillë.

Një gjë e tillë kishte ndodhur në vitet e 80-ta, kur një punonjësi të një kopshti zoologjik i kishte ofruar 10 mijë dollarë që të luftonte me një gorillë.

“Isha në një kopsht zoologjik dhe po shikoja kafazin e disa gorillave. Aty ishte një gorillë që shkaktonte bullizëm tek të tjerët. I ofrova 10 mijë dollarë punonjësit që ta hapte kafazin dhe të ndeshesha me gorillën, por ai nuk pranoi”, – deklaroi 52-vjeçari.

Leave a Reply