VAR-i, penaltia dhe karton i kuq penguan, por nuk ndalën Sitin drejt fitores në Gellzenkirshen (VIDEO)

Mançester Siti ashtu edhe siç pritej shënoi fitore 3:2 në udhëtim te Shalke në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve Europian, njofton “infOSport.mk”.

Kampionët e Anglisë avansuan me golin e Serhio Aguero (18′), mirëpo deri në fund të pjesës së oarë vendasit arritën që të kthejnë rezultatin në favorin e tyre me dy gola të shënuar nga pika e bardhë të Nabil Bentaleb (38′,45′).

Në minutën e 68-të “citizens” mbetën me një futbollistë më pak në fushë pas kartonit të dytë të verdhë të Nikolas Otamendi. Mirëpo edhe përkundër epërsisë numerike të skuadrës vendase, Siti falë golave të shënuar nga Leroj Sane (85′) dhe Rahim Sterling (90′).

Teknologjia VAR sërish ishte në qendër të vëmendjes, pasi hyri në fuqi gjatë shënimit të golit të parë të skuadrës mysafire, ndërsa gjithashtu edhe gjatë penaltive të skuadrës së Shalke 04.

Leave a Reply