Lasana Diara i jep fund futbollit të luajtur

Ish reprezentuesi francez, Lasana Diara i ka dhënë fund karrierës së tij si futbollist aktiv. 33-vjeçari një gjë të tillë bëri të ditur vetëm disa orë pasi me pëlqim të dyanshëm prishi kontratën me skuadrën kampione të Francës, Paris Sen Zhermen.

“Erdhi koha që ti varë këpucët në gozhdë. I dhash shumë futbollit, kjo është një shkollë e vërtetë. Nuk them se kam bërë gjithçka në mënyrë të përkryer, mirëpo atë që e kam bërë, e kam bërë me zemër, pasion dhe dashamirësi” – kishte shkruar Diara në profilin e tij në “Instagram”.

Mesfushori francez gjatë karrierës së tij ka luajtur me skuadra si Arsenal, Çelzi dhe Real Madrid, para se ti bashkohej Paris Sen Zhermenit gjatë janarit të vitit 2018-të.

Këtë edicion Diara me PSZH-në kishte regjistruar vetëm tre ndeshje në “Ligue 1”.

“Falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur gjatë gjithë karrierës sime. Unë po e mbyllë këtë faqe, por nuk do të harroj asgjë. Do të vazhdoj të punoj me entuziazëm, vendosmëri dhe sinqeritet në projektet e mia të reja”, – shtoi francezi, i cili me fanellën e Kombëtares së Francës numëron 34 paraqitje.

Ai gjatë karrierës së tij përveç me skuadrat gjigande të lartëpërmendura, gjithashtu kishte luajtur edhe me Marsejën, Portsmautin, Al Xheziran (Emiratet e Bashkuara) dhe Anzhi (Rusi).

View this post on Instagram

Le moment est venu de « raccrocher les crampons » comme on dit . Pour le football , j’ai beaucoup donné . Grâce au football , j’ai énormément reçu . Le sport de haut niveau est une véritable école de courage , de persévérance et de respect . Il ne s’agit pas de faire l’unanimité mais d’honorer , en professionnel , avec volontarisme et loyauté la confiance que l’on vous accorde . Je ne dis pas que j’ai tout fait parfaitement mais je l’ai fait avec coeur , passion et bienveillance . Merci à tous ceux et toutes celles qui m’ont encouragé tout au long de ma carrière sportive . Une pensée pour les clubs , entraîneurs , éducateurs et coéquipiers qui ont fait partie de mon quotidien pendant toutes ces années . Je n’oublie pas ma première sélection avec la France en 2007 . Porter le maillot de la sélection nationale est le rêve de tous les footballeurs . Je tourne donc la page mais je n’oublie rien . Je vais continuer à œuvrer avec enthousiasme , détermination et sincérité dans mes nouveaux projets . Amitiés LASS

A post shared by Lass Diarra (@lass_officiel) on

Leave a Reply