Struga Trim Lum mund Teteksin në një miqësore

Struga Trim Lum ka shënuar fitore 2:1 në miqësoren e zhvilluar sot në Ohër përballë Teteksit, njofton “infOSport.mk”.

Autorë të golave për skuadrën strugane ishin dy përforcimet e merkatos së dimrit, Florent Osmani dhe Hristijan Dragarski, të cilët po dëshmojnë cilësitë e tyre që në start.

Na anën tjetër golin e vetëm për Teteksin në këtë përballje e realizoi ish sulmuesi i Gostivarit, Valon Zeqiri.

Për Struga Trim Lum ishte kjo ndeshja e 6-të miqësore në këtë fazë përgatitore, ku arriti edhe fitoren e 3-të, pas atyre ndaj Dritës së Bogovinës dhe Goblenit.

NDESHJET MIQËSORE TË STRUGA TRIM LUM
STRUGA TRIM LUM – TETEKSI 2:1
STRUGA TRIM LUM – VËLLAZËRIMI 1:1
STRUGA TRIM LUM – DRITA BOGOVINË 3:0
STRUGA TRIM LUM – BORECI  0:1
STRUGA TRIM LUM – SILEKSI 1:1
STRUGA TRIM LUM – GOBLEN JUNIOR 1:0

Leave a Reply