Bardhi thumbon futbollistët e Realit!

Sulmuesi shkupjan i Levantes, Enis Bardhi nuk ishte i lumtur me referimin e padrejtë sipas tij në ndeshjen e mbrëmshme ndaj gjigandëve të Real Madridit. Në këtë ndeshje të zhvilluar në “Siudad de Valencia” u regjistruan shumë momente të dyshimta në referim, në disa vendime që ishin në dëm të klubit nga Valencia.

Duke folur për këtë futbollisti shqiptarë, Enis Bardhi tha se ata nuk luanin një lojë burrnore, bienin në tokë pa i prekur fare, madje kërkonin edhe penalti, e që në fund i përfituan dy, njërën prej të cilëve e kishte shkaktuar pikërisht vetë shkupjani.

“Ne luajtëm një ndeshje të mirë dhe merituam më shumë, mirëpo ishte shumë e vështirë pasi futbollistët e Realit bienin në tokë çdo dy minuta. Tanimë dëshirojmë të jemi të përgatitur mirë për ndeshjet e rradhës dhe tu kthehemi fitoreve”, u shpreh Bardhi.

Ndryshe Levante e tij mbrëmë si vendas u mund nga Reali me rezultatin 1:2.

Leave a Reply