Rezart Hyseni kampion shtetëror i Maqedonisë në xhudo

Në fundjavën që lamë pas në Shkup është zhvilluar Kampionati Shtetëror në sportin e xhudos në kategori të pionerëve dhe seniorëve. Në mesin e shumë triumfuesve në këtë garë shtetërore, shkëlqeu edhe shqiptari nga Shkupi, Rezart Hyseni nga klubi Ippon.

Hyseni triumfoi në kategorinë deri në 66kg, ku në mesin e 7 garuesve në këtë kategori, doli më i miri. Hyseni në luftën e parë u përballë me Slobodan Kutanoskin nga Struga të cilin e mundi me “osaekimi”, në të dytën fitoi ndaj Dimitar Kolevit  të Kavadarit me “ippon”, ndërsa në ndeshjen finale mposhti Valentin Caneskin nga klubi Proleter i Prilepit, duke u shpallur kështu kampion shtetëoror në kategorinë deri në 66kg.

Leave a Reply