Strugani Musai që po shkëlqen me Bazelin bëhet pjesë e Maqedonisë!

Futbollisti i talentuar me origjinë nga Frëngova e Strugës, Enis Musai, i lindur ne Kantonin e Bernit më 6 prill të vitit 2003, në Biel po shkëlqen me skuadrën e tij të Bazelit U16.

Mesfushori 15 vjeçar tashmë 3 vite më rradhë është pjesë e skuadrës së njohur zvicernae, ndërsa fillimet e tij të para deri në moshën 12-vjeçare i kishte me skuadrën e FC. Etoil të Biel Bienne.

Ky talent së fundmi ishte pjesë edhe e një mini kampi stërvitor të thirrur nga seleksionuesi i përfaqësueses U17 të Maqedonisë, Shkumbin Arsllani, i cili pritet që ta ftojë këtë talentë edhe për ndeshjet kualifikuese të marsit.

Musai ishte pjesë e dy ndeshjeve të zhvilluara mes futbollistëve të gjeneratës 2002/2003 mes tyre, e ku pritet që të ftohet sërish nga seleksionuesi Arsllani, që tashmë ka një pasqyrë më të mirë rreth futbollistëve që do ti ftojë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese.

Leave a Reply