De Gea shumë pranë rinovimit me Mançester Junajtedin

Tifozët e Mançester Junajtedit tashmë mund të marrin frymë lirisht, pasi portieri i tyre, David De Gea është shumë pranë firmosjes së rinovimit të kontratës.

Një gjë të tillë pohojnë mediat në Ishull, duke shtuar se menaxheri i portierit, Zhorge Mendesh, dhe drejtuesit e klubit kanë arritur marrëveshje për firmën e re në kontratë, nga e cila spanjolli do të përfitojë rreth 400 mijë euro në javë.

Ende nuk bëhet e ditur se për sa vite do të firmosë 28-vjeçari, i cili ndodhet në “Old Trafford” që nga viti 2011, kur u ble nga Atletiko Madridi.

Kontrata aktuale e David de Geas përfundon në qershor dhe drejtuesit apo tifozëve të Junajtedit i trembeshin faktit që spanjolli mund të largohej me parametra zero në përfundim të sezonit.

Leave a Reply