Dy skuadra gjigande vihen pas kapitenit të Milanit, Romanjoli

Alessio Romanjoli është duke shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Milanit. Kapiteni i “Rossonerëve” ka pasur paraqitje të jashtëzakonshme dhe kjo ka bërë që të vijnë edhe oferta në drejtim të tij.

“Tuttomercatweb” shkruan se Juventusi dhe Çelzi  janë në ndjekje të qendërmbrojtësit të talentuar italian.

“Zonja e Vjetër” këtë vit është duke çaluar në mbrojtje dhe pikërisht te Romanjoli shohin atë përforcimin e duhur në repartin e mbrojtjes.

Ndërkohë në mbrojtje nuk është mirë as Çelzi i Mauricio Sarrit, që ka pësuar shumë gola, mirëpo që aktualisht është i dënuar nga FIFA, dhe në një transferim të mbrojtësit italian do të mund të shpresonte vetëm në rast se do të pranohej ankimimi i tyre.

Megjithatë pavarësisht këtij interesimi, Milani nuk e ka ndërmend të shes yllin e saj.  “Rossonerët” e transferuan Romanjolin dy vite më parë nga Roma për një shumë prej 25 milionë euro.

24-vjeçari ka një kontratë me Milanin deri në vitin 2022, ndërsa çmimi i tij është rreth 65 milionë euro.

Leave a Reply