Plas te Reali, Ramos dhe Perez debat me tone të larta!

Eliminimi i Realit nga Liga e Kampioneve ka futur në kaos klubin madrilen, që ka humbur dhjetëra milionë euro dhe ka dalë nga gjithë objektivat sezonale që në mars.

Situata në klub është shumë e nderë dhe pas ndeshjes kundër Ajax ka pasur edhe sherr mes presidentit Florentino Pérez e kapitenit Sergio Ramos.

Ky i fundit akuzohet për tradhti, për shkak të kartonit të verdhë marrë në Amsterdam, karton që vetë Ramos në mënyrë naive pas ndeshjes rrëfeu se e mori me qëllim (për të munguar në Madrid në kthim), që të mos rrezikonte pezullim në turin pasardhës.

Florentino, sipas AS, i priti lojtarët në dhomat e zhveshjes dhe i kritikoi ashpër për sjelljen e tyre gjatë ndeshjes. Më pas Perez e ngriti zërin, foli për mungesë përkushtimi, ditë pushimi pa kriter dhe përdori edhe fjalën “të turpshëm”.Në atë moment Ramos iu përgjigj, duke e akuzuar presidentin dhe drejtuesit e klubit se e kanë planifikuar keq sezonin dhe po mundohen të shkarkojnë fajin gjetkë. Më paguaj dhe iki menjëherë”, mësohet të ketë thënë Ramos në debat e sipër, ndërsa stafi dhe lojtarët ishin të pranishëm.

Më pas, presidenti u takua me bordin e drejtorëve deri në 2 të mëngjesit, duke diskutuar për largimin e Solarit dhe kthimin e José Mourinho-s, i cili nuk ka asnjë marrëdhënie me Ramos. Gjithsesi, ende nuk është marrë vendim final.

Leave a Reply