Zinedin Zidan rikthehet te Reali, por me një kusht!

Zinedin Zidan mund të rikthehet te Reali i Madridit. Sipas mediave iberike strategu i njohur francez mund të pranojë që të drejtojë sërish “madrilenët” vetëm në muajin qershor.

Programi “Jugones” ka zbuluar informacione në lidhje me negocimet. Florentino Perez i ka dhënë urdhër Emilio Butragenjos për të bindur strategun e njohur për t’u rikthyer te Real Madridi.

Gjithsesi francezi nuk ka ndërmend që të shkojë sërish në “Bernabeu”, por kërkon që të ketë një revolucion të vërtetë në skuadër, duke kërkuar shumë futbollistë të tjerë.

Zidane u largua nga Real Madridi në fund të sezonit të kaluar, sepse nuk mendonte se mund të vazhdonte të fitonte me ekipin aktual, transmeton “kohajone”.

Duket se tani ai mund të pranojë një rikthim të mundshëm, por sigurisht me futbollistë të tjerë, pasi aktualët nuk e kanë bindur për të vijuar rrugën e fitoreve.

Leave a Reply