Demiri: Jemi përqëndruar te shkolla e Shkupit, talentët duhet ta shfrytëzojnë shansin

FC Shkupi është skuadra me mesataren më të ri të futbollistëve në kampionatin e futbollit vendor. Skuadra nga Çairi po luan me futbollist të rinjë dhe po iu jep rast talentëve të rinjë që të tregojnë vlerat e tyre.

“Team menager”-i FC Shkupit, Ertan Demiri në emisionin ‘Sportmania’ tregon planin që kanë me futbollistët e rinjë, dhe se ata duhet të kapin shansin që të punojnë dhe ta tregojnë veten.

“Lojtarët të cilët e respektojnë fanellën, lojtarët të cilët janë të klubit dhe janë rritur në këtë klub, duhet të iu jepet shans maksimale. 99% ata do ta shfrytëzojnë këtë shans dhe do të jenë edhe falemënderues dhe një ditë do të ikin jashtë përmes këtij klubi. Ajo është motoja ime së bashku me drejtorin sportiv Omer Bunjakun dhe aksionerin kryesor Suat Alija. Jemi ulur para 6 muajve dhe e kemi bërë këtë plan, do të përqëndrohemi te shkolla jonë e futbollit, nëse nuk gjendet aty lojtar do të marrim nga jashtë. Edhe vet rezultat e tregojnë se kjo është një strategji që duhet t’i përmbahemi deri në fund”, ka thënë “team menager”-i i FC Shkupit, Ertan Demiri.

FC Shkupi në merkaton verore dhe po ashtu në afatin e janarit, firmosi me kontrata profesionale me shumë futbollist të rinjë të dalë nga shkolla e futbollit Shkupi. Shumicën prej tyre i ka huazuar në skuadrat e Ligës së Dytë, ku do të kenë minutazhin e dëshiruar dhe të përfitojnë përvojë. Njëri prej tyre, po spikat me skuadrën e re që nga fillimi dhe ai është Musli Lika që po luan në huazim te skuadra e Korabit të Dibrës, ku deri më tani ka shënuar 4 gola. /InfOSport.mk

Ertan Demiri: Jemi përqëndruar te shkolla e FC Shkupit

Публикувахте от Tv Shenja в Понеделник, 11 март 2019 г.

Leave a Reply