Gatuzo i shpëton pezullimit, por gjobitet me 15 mijë euro

Milani mund të buzëqeshë në prag të derbit, pasi organet disiplinore pranë Ligës Italiane të Futbollit, vendosën të mos pezullojnë trajnerin Xhenaro Gatuzo, për sfidën kundër Interit.

Tekniku kuqezi u përjashtua nga arbitri në ndeshjen e të premtes së kaluar ndaj Kievos, pasi u përfshi në një debat të zjarrtë me Mexhiorinin, por ia ka hedhur paq, duke u ndëshkuar vetëm me një gjobë prej 15 mijë eurosh.

Po kaq para gjobë duhet të paguajë edhe trajneri i Atalantës, Xhianpiero Gasperini, vetëm se ky i fundit do të përballet edhe me një pezullim një javor, për shkak të goditjes së zyrtarit të Sampdorias, Massimo Ienka. (TCH)

Leave a Reply