Simeone: Nuk humbëm se luajtëm keq, por pse ata luajtën më mirë!

Trajneri i Atletiko Madridit, Diego Simeone ka pranuar humbjen dhe ka komplimentuar skaudrën e Juventusit për triumfin. Simeone ka thënë se nuk kanë humbur se skuadra e tij ka luajtur keq, por sepse Juve zhvilloi lojë më të mirë se ata.

“Ata kanë luajtur siç kemi luajtur ne në shtëpi. Kemi vuajtur, ata kalojnë në çerekfinale me meritë. Kemi provuar të bëjmë lojën tonë dhe në fundin e pjesës së parë kemi luajtur mirë, por në pjesën e dytë nuk kemi arritur të bëjmë shumë. Unë mendoj se cilësia më e mirë e Juventus-it është aftësia për të bërë presing. Ndoshta kemi arritur ta kalojmë presionin e tyre, por nuk kemi bërë mirë në topat e dytë. E përsëris, nuk kemi humbur sepse kemi luajtur keq ne, kemi humbur sepse kanë luajtur mirë ata. Kur kjo ndodh, i duhen bërë komplimentet kundërshtarit”, është shprehur Simeone pas ndeshjes.

Leave a Reply