Reali dhe Totenhami gati për një shkëmbim të bujshëm futbollistësh

Me rikonfirmimin e Zinedin Zidane në krye të bankinës së Realit të Madridit, nga rradhët e kësaj të fundit pritet të largohen shumë futbollistë, ndërsa njëkohësisht pritet të vijnë edhe shumë emra të rinj.

Emri më i përfolur është ai i Garet Bejll, e ardhmja e të cilit është shumë larg “Santiago Bernabeu”.

Duke pasur parasysh se asnjë skuadër nuk është në gjendje të paguajë kartonin e tij në vlerë prej 100 milion euro, drejtuesit “madrilen” po mendojnë një shkëmbim të bujshëm me Totenhamin.

Real Madrid është gati të dërgojë uellsianin në Londër, teksa në Madrid si pjesë e shkëmbimit pritet të arrijë danezi, Kristian Eriksen.

Ky i fundit nuk ka rinovuar ende me “spërsat”, ndërsa e gjithë kjo situatë shton edhe më shumë zërat për një shkëmbim të këtillë, që mund të ndodhte gjatë merkatos së verës.

Leave a Reply