Mësoni datat e sakta të ndeshjeve çerkfinale në LK dhe LE

Dita e sotme në Nion të Zvicrës solli shorti për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve, aty ku 8 skuadrat e kualifikuara mësuan kundërshtarët e tyre.

4 përballjet e kësaj faze sollën edhe një duel mes skuadrave angleze, atë midis Totenhamit dhe Mançester Sitit, teksa skuadra tjetër nga Mançesteri, Junajtedi për kundërshtarë në çerekfinale do të ketë skuadrën e Barcelonës.

Kristiano Ronaldo me Juventusin e tij do të përballen me Ajaksin, ndërkohë Liverpulli i Xherdan Shaqirit do të përballet me Porton.

Gjithashtu u mësuan edhe dyshet e gjysmëfinales, ku fituesi mes sfidës Totenham-Mançester Siti do të përballet me skuadrën fituese nga çifti midis Ajaksit dhe Juventusit, ndërkohë në dyshen tjetër të gjysmëfianles, fituesi i përballjes Barcelona-Mançester Junajted do të takohet me fituesin nga ndeshja Liverpull-Porto.

Ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Kampionëve në program janë me datë 9 dhe 10 prill, ndërsa ndeshjet kthyese më 16 dhe 17 prill.

Ajax – Juventus (9 dhe 16 prill)
Liverpool – Porto (9 dhe 16 prill)
Tottenham – Manchester City (10 dhe 17 prill)
Manchester United – Barcelona (10 dhe 17 prill)

Poashtu në Nion të Zvicrës gjatë ditës së sotme u hodh shorti edhe për ndeshjet çerekfinale të Liga Europa, e ku pa dyshim se e gjithë vëmendjen e tërhoqi përballja midis Arsenalit të Shkodran Mustafit dhe Granit Xhakës si dhe Napolit të Elseid Hysajt.

Do të kemi gjithashtu edhe një përballje spanjolle, midis Valencias dhe Viljarealit, Benfika që eliminoi Dinamo Zagrebin e Arijan Ademit dhe Amir Rrahmanit do të përballet me Aintraht Frankfurtin, teksa Çelzi për kundërshtarë do të ketë Sllavia Pragën.

Në gjysmëfinale fituesi nga përballja midis Arsenalit dhe Napolit do të përballet me fituesin nga ndeshja Viljareal – Valencia, ndërkohë fituesi i ndeshjes Benfika – Ajntraht Frankfurt do të luaj ndaj fituesit nga përballja Slavia Praga-Çelzi.

Arsenal – Napoli
Villarreal – Valencia
Benfica – Eintracht Frankfurt
Slavia Praha – Chelsea

Ndeshjet e para do të zhvillohen më 11 prill, ndërsa ato kthyese në program janë me datë 18 prill.

Leave a Reply