Ejupi gjen golin me Osijekun (VIDEO)

Muzafer Ejupi ka gjetur golin e parë në vitin 2019-të me fanellën e Osijekut. Sulmuesi shkupjan, i cili për shkak problemeve shëndetësore mungoi disa muaj nga fushat e blerta, sot në takimin e vlefshmë të javës së 25-të në elitën e futbollit kroat, shënoi golin e vetëm për Osijekun në disfatën 1:3 ndaj Rijekës, njofton “infOSport.mk”.

⚽ 82' Muzafer Ejupi 2:125.kolo HNK Rijeka – NK Osijek (3:1)

Публикувахте от NK Osijek fans в Неделя, 17 март 2019 г.

Ejupi golin e vetëm e realizoi në minutën e 82-të, kur ngushtoi epërsinë e Rijekës në 2:1. Ndryshe golat për skuadrën vendase në këtë rast i realizuan Haliloviç, Lepinjica dhe Puljiç.

Ejupi në këtë ndeshje në lojë u inkuadrua në minutën e 76-të, ndërsa ishte kjo ndeshja e dytë që po zhvillon këtë edicion, pas asaj ndaj Lokomotivës së Zagrebit javën e shkuar, kur në lojë u inkuadrua në minutën e 82-të.

Ndryshe për herë të fundit Ejupi kishte luajtur me 13 prill të vitit 2018-të në ndeshjen ndaj Istra 1961.

Leave a Reply