Muhamed Sejdini zyrtarisht president i ri i FFM-së

Muhamed Sejdini është presidenti i ri i Federatës së Futbollit të Maqedonisë. Në kuvendin zgjedhor të zhvilluar sot në Ohër nga 96 delegatë që numëron gjithsej federata, 90-të ishin prezent 82 votuan “Pro” zgjedhjes së Sejdinit në krye të Shtëpisë së Futbollit vendor.

Në garën për postin e presidentit të FFM-së, Sejdini ishte kandidati i vetëm dhe kjo është hera e parë që një shqiptar do ta udhëheq FFM-në. Në Kuvendin zgjedhor të federatës vendore morën pjesë Davor Shuker si anëtar i Komitetit të UEFA-së, Hejdi Beha nga FIFA si dhe Gazmend Rustemi si përfaqësues i Agjencionit për Rini dhe Sport. Sejdini në këtë post do të zëvendësojë Ilco Gjorgjioskin që vitin e kaluar u tërheq nga kreu i FFM-së, ndërsa shqiptari ishte zëvendës president i këtij institucioni në pesë vitet e fundit./InfOSport.mk

Leave a Reply