Sejdini dhe Shuker, atmosferë pozitive para fillimit të kuvendit të FFM-së

Atmosferë pozitive po mbizotron në hotelin “Inex Olgica” të Ohrit, ku do të zhvillohet kuvendi i Federatës së Futbollit të Maqedonisë. Delegatët dhe mysafirët që do të jenë pjesë e këtij kuvendi pothuajse janë grumbulluar të gjithë dhe janë gati për të nisur me punë në kuvendin zgjedhor të FFM-së.

Ikona Kroacisë dhe njëkohësisht kryetari i Federatës së Futbollit të Kroacisë dhe anëtar i Komitetit të UEFA-së, Davor Shuker është i shoqëruar nga U.D. presidenti i FFM-së, Muhamed Sejdini që është edhe kandidati i vetëm për të marrë postin e të parit në këtë institucion në kuvendin që do të nis pas pak. /InfOSport.mk

Leave a Reply