Tairi: Neve synojmë Ligën e Parë, ashtu që dëshirojmë fitoren edhe ndaj Korabit

Korabi me Mensur Nexhipin në krye është shndërruar në një skuadër që tashmë ka respektin e të gjithëve, përfshirë këtu edhe skuadrën kryesuese të Struga Trim Lum, që sot do të jetë mysfair i tyre në Dibër. Bazuar në rezultatet e fundit të skuadrës dibrane dhe formës së mirë të futbollistëve Struga Trim Lum nuk do ta ketë të lehtë, mirëpo siç thotë edhe vetë Tairi, skuadra e tij nuk do ishte këtu ku është dhe ambiciet që ka, inkuadrimin në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, ashtu që edhe në këtë ndeshje do të luaj vetëm për fitore.

“Do jetë një ndeshje e vështirë, pasi dihet se Korabi ka një skuadër shumë të mirë dhe që në këtë ndeshje futet pas asaj fitore në transfertë ndaj Goblenit. Do jetë kjo një ndeshje e bukur. Ne e kemi vlerësuar në maksimum këtë ndeshje, ndërsa gjithashtu vlerësojmë edhe Korabin dhe tifozët e tyre, që në çdo ndeshje janë futbollisti i tyre i 12-të. Megjithatë neve synojmë Ligën e Parë, dhe në këtë ndeshje shkojmë vetëm për fitore” – u shpreh enkas për “infOSport.mk” mesfushori i Struga Trim Lum, Flamur Tairi.

Një lajm jo i mirë për tifozët strugan dhe vetë trajnerin Jeton Beqiri, është se në këtë ndeshje nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e mesfushorit me shumë përvojë, Nijas Lena si dhe Valentin Koçoskit.

Leave a Reply