Morina dhe Memeti stolisen me medalje të arta nga turneu “Nikon Open” në Bullgari

Gjatë fundjavës në Sofje të Bullgarisë u zhvillua turneu ndërkombëtarë në karate, “Nikon Open”, ku morën pjesë edhe disa karateist nga Maqedonia.

Kështu anëtarët e KK “Keiks” nga Shkupi, Sajra Morina dhe Mevlud Memedi arritën të fitojnë medalje të arta, kurse vendin e dytë e mori Arta Bushi, ndërkohë edhe përkundër paraqitjes së shkëlqyeshme, Jusra Ademi në fund duheshe të kënaqet vetëm me medaljen e bronzit.

“Jam shumë e gëzuar që arrita të triumfoj në një garë të fuqishme siç është ‘Nikon Open’. Nga ky vit pres shumë suksese dhe shpresoj t’ia arrijë qëllimit”, tha Morina për “ArenaRing”.

“Jam në formë të shkëlqyer dhe kjo u pa nga luftërat që i tregova në tatami. Në finale u desh te ndeshem me shokun tim nga klubi Ubejd Durakoviç, por ky është sport dhe në fund fitoi ai që është më i mirë, e në këtë rast isha unë”, – është prononcuar për “ArenaRing”,  Mevlud Memeti.

Ndryshe, medalje të artë nga KK “Keiks” fitoi edhe Beriz Kurtanoviç, ndërsa Anastasija Dimitrovska u stolis me medalje bronzi.

Leave a Reply