Struga Trim Lum rrëshqet sërish, Gostivari fiton derbin shqiptarë me Vëllazërimin (VIDEO)

Struga Trim Lum edhe në ndeshjen e tretë me rradhë të stinorit pranveror nuk ka shënuar fitore, aq më tepër kjo skuadër nuk po arrinë të shënojë, njofton “infOSport.mk”. Skuadra e udhëhequr nga strategu tetovar, Jeton Beqiri sot si vendas barazoi pa gola ndaj Skopjes, mirëpo ajo që është me rëndësi, se edhe përkundër këtyre barazimeve, skuadra strugane po thellon diferencën ndaj skuadrës së dytë në renditje, Labunishtës, që tashmë është 3 pikë.

Ndryshe Labunishti sot ju mund në Manastir nga Pelisteri, ku vendosi goli i vetëm i shënuar nga Bllagoja Ljamçevski në minutën e 59-të nga penaltia.

Pelisteri avanson me golin e shënuar nga Bllagoja Ljamçevski

Pelisteri avanson me golin e shënuar nga Bllagoja LjamçevskiPELISTERI – LABUNISHTA 1:0(B. Ljamçevski 59' pen.)

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 23 март 2019 г.

Teteksi ka regjistruar edhe fitoren e 3-të me rradhë në stinorin pranveror, me ç’rast kjo skuadër i iku pozitës së fundit në tabelën e përgjithshme.

Skuadra tetovare falë golave të shënuar nga Filip Petkovski dhe  Meriton Saliji në minutën e fundit të takimit nga pika e bardhë, mundi Korabin me rezultatin 2:1. Për skuadrën strugane sërish shënoi sulmuesi shkupjan Musli Lika, ndërkohë derbi shqiptarë midis Gostivarit dhe Vëllazërimit të Kërçovës i takoi skuadrës vendase, që në fund shënoi fitore me rezultatin 3:2.

Java e 17-të në Konferencën e Perëndimit mbyllet të dielën me ndeshjen midis Goblen Juniorit dhe Genç Kalemlerit në stadiumin e Bashkimit në Kumanovë.

LDFM – Perëndim, Java XVII
Struga Trim Lum 0:0 Skopje
Gostivari 3:2 Vëllazërimi
Pelisteri 1:0 Labunishta
Teteksi 2:1 Korabi
Goblen Junior 24.03 Genç Kalemler

 

 

Leave a Reply