E bujshme, Fali Ramadani transferon klientin e tij te Barcelona

Fali Ramadani pa dyshim se është një ndër menaxherët më të mirë në Botë, i cili në pronësi ka shumë futbollistë të njohur por edhe të talentuar, që shumë shpejtë pritet të shpërrthejnë në arenën ndërkombëtare, përcjellë “infOSport.mk”.

Një ndër ata pa dyshim se është edhe Luka Joviç, i Ajntrahtit të Frankfurtit, emri i të cilit lidhet me një transferim të mundshëm te skuadra kampione e Spanjës, Barcelona.

Madje sipas asaj që shkruan “Sport.es”, Joviç brenda një muaji duhet të kompletojë transferimin e tij te skuadra gjiagande europiane, e cila dëshironë të veprojë shpejtë me qëllim që mos të humbas këtë super talent që është në pronësi të menaxherit tetovar, Fali Ramadani.

Ky i fundit të hënën pritet të ketë një takim me drejtuesit e Barcelonës në Lisbonë, aty ku pritet që të precizojnë gjithçka rreth shumës së transferimit të futbollistit serb. 60 milion euro thuhet të jetë shuma që kërkojnë për Joviç, ndërsa e njëjta mund të shkojë edhe deri në 70 milion, duke pasur parasysh se për shërbimet e tij po interesohen edhe Bajern Munihu dhe Paris Sen Zhermeni.

21-vjeçari Joviç te Ajntrahti i Frankfurtit erdhi në vitin 2017 në formë huazimi, ashtu që në rast të transferimit të tij te Barcelona, drejtuesit e skuadrës gjermane do të duhet ti paguajnë Benfikës 6 milion euro për të blerë kartonin e tij, që më pas ta shesin te skuadra “katalunase”. Përveç kësaj shume, skuadra portugeze do të përfitojë edhe 20% e transferimit të ardhshëm të Joviç, i cili me fanellën e Ajntrahtit të Frankfurtit në 63 ndeshje ka realizuar 31 gola.

Leave a Reply