Bardhi: Kishim mundësi të shënojmë që në pjesën e parë

Autori i golit të vetëm të Maqedonisë ndaj Sllovenisë, Enis Bardhi ka folur pas ndeshjes të zhvilluar në Lubjanë.

“E dinim që do të jetë ndeshje e vështirë, me Slloveninë që do të luajnë lojë agresive me dëshirë për të fituar ndeshjen. Por edhe ne nuk erdhem këtu që të dorëzohemi para kohe. Luftuam dhe luajtëm ndeshje kualitative. Maqedonia ndeshje pas ndeshje po luan më mirë, pas çdo grumbullimi po jemi më të mirë”, ka thënë fillimisht Bardhi, duke vijuar: “Mundesha të reagoj më mirë nga ai rasti që kisha në pjesën e parë. Por faleminderit Zotit, realizova në të dytën. E përcjella mirë aksionin e Gjani Alioskit, e dija që do ta kthejë topin para golit të sllovenëve dhe arrita të shënoj gol për një pikë të vlefshme”, – përfundoi shkupjani pas ndeshjes.

Leave a Reply