Milani refuzon dy oferta për Rodrigez!

Milan ka vendosur të refuzojë ofertën e dy skuadrave të njohura europiane, Borusia Dortmund dhe Monako, për shërbimet e Rikardo Rodrigez. Kontrata e tij aktuale është valide deri në vitin 2021, mirëpo drejtuesit e skuadrës nga Milano dëshirojnë që të vazhdojnë atë edhe për dy vite të tjera.

Një gjë të tillë dëshiron vetë trajneri Xhenaro Gatuzo, i cili nuk dëshiron të humbasë mbrojtësin e majtë.

Kjo nuk është hera e parë që zvicërani ka tërhequr interesim nga klubet në Gjermani dhe Francë, që si duket edhe në këtë rast do mbeten me duar bosh.

Rikujtojmë Rodrigez te Milani erdhi verën e vitit 2017-të nga rradhët e Volfsburgut, për një shumë prej 15 milion euro.

Leave a Reply