Xhaka super gol ndaj Danimarkës, që brenda 9 minutave shënoi 3 gola dhe nxorri një barazim në Bazel (VIDEO)

Zvicra dhe Danimarka kanë zhvilluar një super ndeshje në Bazel, e cila do mbahet mend një kohë më të gjatë nga tifozët e futbollit, në veçanti atyre zviceran dhe danez.  Zvicra falë golit të  Freuler në minutën e 19-të pjesën e parë e mbylli me epërsi minimale, që më pas falë super golit të Granit Xhakës në të 66-tën dhe Bril Embolos në minutën e 76-të, të avansojë edhe me rezultatin 3:0.

Mirëpo pavarëisht kësaj epërsie, danezët nuk u dorëzuan dhe vetëm brenda 9 minutave arritën që të barazojnë shifrat.

Ishte Matias Jorgensen, ai i cili në minutën e 84-të shënoi golin e parë për mysafirët,Kristian Gytkjaer në të 88-tën ngushtoi epërsinë e “helvetikëve” në vetëm një gol, teksa në minutën e 93-të Henrik Dalsgord arriti që të shënojë edhe golin e tretë në rrjetën e Somer.

Humbja e dy pikëve, Zvicrën e pozocionojnë në vendin e dytë të grupit “D” me  4 pikë, teksa Danimarka me 1 pikë nga një ndeshje renditet në vendin e tretë

Leave a Reply