Mesi: Ronaldo i jepte prestigj La Ligas

Lionel Messi ka thënë se i mungojnë përballjet me rivalin Cristiano Ronaldo, pasi që sipas tij ish sulmuesi i Real Madrid i ka dhënë prestigj La Ligas. Pasi e ndihmoi Realin që të fitonte katër tituj të Champions League në pesë vjet, Ronaldo u largua për t’u bashkuar me Juventusin në korrikun e vitit të shkuar.

Aktualisht Reali është 12 pikë pas liderit Barcelonës, ndërsa Mesi ka thënë se e ndjen mungesën e portugezit në elitën spanjolle.

“Me mungon Ronaldo. Ka qenë e vështirë ta shihje atë duke fituar tituj, por që i ka dhënë prestigj La Ligas. Juventus është kandidat për ta fituar Champions League që prej shkuarjes së Ronaldos dhe ndeshja kundër Atelticos ju ka dhënë atyre më shumë vetëbesim”, ka thënë Messi për FM Club 947 në Argjentinë

Messi dhe Ronaldo janë parë si dy prej futbollistëve më të mirë që kanë luajtur në këtë sport.

Leave a Reply