Super goli i Alilit nga gjuajtja e lirë i siguroi fitoren Gostivarit ndaj Labunishtës

Gostivari ka arritur një fitore të madhe në transfertën ndaj Labunishtës, skuadër kjo që në këtë mënyrë pësoi edhe disfatën e dytë në terren vendas, njofton “infOSport.mk”. Për më tepër kjo disfatë mund të ju kushtojë shumë atyre në luftë për vendin e parë me rivalët e qytetit, Struga Trim Lum, që në anën tjetër shënoi një fitore të sigurtë në transfertën ndaj Genç Kalemler, duke u shkëputur në 6 pikë ndaj Labunishtit.

Ndryshe sa i përket fitore së Gostivarit, ajo u sigurua në minutën e 75-të me një super gol të shënuar nga Ylber Alili në minutën e 75-të nga gjuajtja e lirë, kur me të majtën e tij të artë nga një distancë prej 25-30 metrash arriti që të mposhtë portierin vendas, Raif Mirseloski.

“Jam shumë i lumtur për golin e shënuar, mirëpo sinqerisht edhe më shumë jam i lumtur që ky gol i imi i solli skuadrës time 3 pikë të reja” – tha shkurt për “infOSport.mk”  pas takimit në Strugë, kumanovari Ylber Alili i cili në merkaton e dimrit vendosi që nga Goblen Juniori ti bashkohet Gostivarit.

Për Alilin ishte ky goli debutues me fanellën e Gostivarit, skuadër kjo e cila tashmë renditet në pozitën e katërt me 26 pikë, po aq sa ka edhe Skopje në pozitën e tretë, ndërkohë Labunishti me 28 pikë pozicionohet në vendin e dytë.

Leave a Reply