Demir Imer shpërrthen me një super gol në elitën e futbollit maltez (VIDEO)

Ish futbollisti i Shkëndijës dhe Renovës, Demir Imeri ka shënuar një ndër golat e tij më të bukur në karrierë, teksa të shtunën shënoi një super gol për ekipin e Mosta FC, që garon në elitën e futbollit maltez, njofton “infOSport.mk”.

Kërçovari Imeri shënoi golin e dytë në përballjen ndaj skuadrës së Floriana, kur me një proektil të vërtetë nga rreth 40 metra arriti që të mposhtë portierin kundërshtarë, Akpan.

Ish futbollisti i Shkëndijës, Demir Imeri, shpërrthen me një super gol në futbollin maltez

Ish futbollisti i Shkëndijës, Demir Imeri, shpërrthen me një super gol në futbollin maltez

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 7 април 2019 г.

Golin Imeri e realizoi në minutën e 13-të, kur ngriti epërsinë e ekipit të tij Mosta FC në 2:0, ndërkohë në anën tjetër për ekipin e Floriana golin e parë e realizoi një shqiptarë tjetër, Kristian Keqi nga Shqipëria. 2:1 ishte rezultati i pjesës së parë, ndërsa në të dytën u shënuan edhe 3 gola të tjerë nga të dyja skuadrat për rezultat të barabartë 3:3, transmeton “infOSport.mk”.

Për Imerin ishte ky goli i tretë sezonal në 4 ndeshje me fanellën e Mosta FC, që pas 23 xhirove ndodhet në pozitën e 9-të me 24 pikë, teksa Floriana e Keqit mban pozitën e 8-të me 29 pikë.

Leave a Reply