Shkëndija vazhdoi dominimin në ndeshjet me Renovën (VIDEO)

Shkëndija e Tetovës ka shënuar fitore 2:1 në derbin lokal ndaj Renovës, duke vazhduar në këtë mënyrë dominimin e plotë ndaj skuadrës nga Xhepçishti, që tashmë 4 vite të plota nuk dinë për fitore në ndeshjet kundër “kuqezinjëve”, njofton “infOSport.mk”.

Për herë të fundit Renova kishte mundur Shkëndijën më 8 prill të vitit 2015 dhe prej atëherë “kuqezinjtë” kanë fjalën kryesore, duke regjistruar 11-të fitore dhe 6 barazime në 17-të duele mes veti prej të cilave 15-të në kampionat dhe dy në kuadër të Kupës.

Shkëndija avanson në derbin lokal ndaj Renovës

Shkëndija avanson në derbin lokal ndaj RenovësSHKËNDIJA – RENOVA 1:0(E. Bejtullai 34')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 7 април 2019 г.

Sa i përket takimit të sotëm ai u hap pas një goli të shënuar nga ana e mbrojtësit Egzon Bejtullai në minutën e 34-të, kur doli të jetë më i gjindshëm në zonën kundërshtare pas rivënies nga këndi të ekzekutuar nga Agim Ibraimi.

Nuk vonoi shumë dhe në anën tjetër në të njëjtën mënyrë, pas rivënies nga këndi të Argjent Gafurit, mbrojtësi Nehar Sadiku në minutën e 38-të barazoi shifrat në 1:1.

Renova barazon rezultatin ndaj Shkëndijës

Renova barazon rezultatin ndaj ShkëndijësSHKËNDIJA – RENOVA 1:1(N. Sadiki 38')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 7 април 2019 г.

Me këtë gol u mbyll pjesa e parë, ndërsa në pjesën e dytë Shkëndija me anë të sulmuesit të rikthyer, Marjan Radeski arriti deri tek fitorja.

Stenio Zhunior dhe Gledi Mici mjaft mirë kombinuan në të majtë, ndërsa një super harkim i mbrojtësit të krahut të majtë, i mundëosi Radeskit që me kokë të shënojë golin e dytë personal në ndeshjen e tij të tretë sezonale dhe të parën si titullarë.

Shkëndija rikthen epërsinë ndaj Renovës

Shkëndija rikthen epërsinë ndaj RenovësSHKËNDIJA – RENOVA 2:1(M. Radeski 55')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 7 април 2019 г.

Me këtë fitore Shkëndija tashmë numëron 62 pikë, 12 më shumë se Vardari i vendit të dytë, ndërkohë Renova pavarësisht disfatës mbetet në pozitën e katërt me 36 pikë.

Leave a Reply