Vazhdon kriza e FC Shkupit, Tetova ngjyroset “kuqezi”

Ka vazhduar kriza e FC Shkupit, skuadër kjo e cila pësoi edhe disfatën e 5-të me rradhë në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Të përzgjedhurit e trajnerit Umit Karan në kuadër të javës së 27-të u mundën në Çair nga Rabotniçki me rezultatin 1:2, edhe përkundër epërsisë që kishin gjatë 45 minutave të para.

Shkëndija ka vazhduar dominimin në ndeshjet ndaj Renovës, duke bërë që edhe njëherë tjetër Tetova të ngjyroset “kuqezi”. Në derbin lokal ndaj Renovës, Shkëndija e Qatip Osmanit shënoi fitore 2:1, duke ecur kështu me hapa të sigurtë drejt titullit kampion.

Ka rrëshqitur Vardari, që sot si vendas barazoi 1:1 me Akademia Pandevin, për të cilën skuadër sërish deçiziv rezultoi të jetë kapiteni Lupçe Doriev me golin e tij të 13-të sezonal.

Makedonija GJ.P nën ritmin e sambës braziliane dhe sulmuesit kryesor Kirovski mundi Pobedën pa shumë probleme, ndërkohë në derbin e mbijetesës, Sileksi mundi Bellasicën, duke dëshmuar se më shumë e dëshiron mbijetesën në mesin e më të mirëve.

LPFM – Java 27

Shkëndija 2:1 Renova
FC Shkupi 1:2 Rabotniçki
Vardari 1:1 Ak. Pandev
Makedonija Gj.P 3:0 Pobeda
Bellasica 0:1 Sileksi

Leave a Reply