“Toshe Proeski”, emri i ri i stadiumit të kryeqytetit

“Filipi i Dytë” shkon në histori, pasi edhe zyrtarisht emri i ri stadiumit të kryeqytetit është vendosur “Toshe Proeski”. Këtë vendim e solli sot Qeveria e Maqedonisë së Veriut për ndryshim të emrit të arenës nacionale. Të njejtën e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski në rrjetin social “tviter”, me stadiumin më të madh në vend që do të bartë emrin e të këngtarit të ndjerë Toshe Proeski.

Kujtojmë që stadiumi kryeqytetit “Filipi i Dytë” u emërua në vitin 2009./SHENJA/

Leave a Reply