Bradji: Të fitojmë në çfarëdo mënyre (VIDEO) 

E diela në Çair sjell ndeshjen ndërmjet Shkupit dhe Sileksit në kuadër të xhiros së 28-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. “Bardhekaltërit” në 5 ndeshjet e fundit në kampionat nuk din për fitore, ndërsa ndaj ekipit nga Kratova mendojnë që të ndalin këtë periudhë negative dhe ta rimarin veten.

“Sipas meje, në futboll nuk është e rëndësishme nëse luan mirë apo keq, por është e rëndësishme të fitosh në çfarëdo mënyre. Duhet të mësojmë nga gabimet që kemi bërë deri me tani dhe pikërisht gabimet ti marrim si përvojë për të na ndihmuar në ndeshjet e ardhshme. Pra sipas meje futbolli luhet me përvojë”, është shprehur mesfushori i Shkupit, Armel Bradji.

Ndeshja Shkupi-Sileksi luhet të dielën në stadiumin e Çairit, me fillim në orën 16:00.

Leave a Reply