Interi “çmendet”, 135 mln euro për një futbollistë!

Interi është duke bërë plane të mëdha për afatin kalimtar të verës. Skuadra “zikaltër” nga Milano duket se e ka seriozisht planin që të rikthehet sërish në majat e futbollit italian dhe atij europian.

E për këtë drejtuesit “neroaxurrë” po mendojnë të bëjnë transferime të mëdha, siç është edhe emri i Kristian Eriksen, për të cilin Interi po interesohet tashmë një kohë më të gjatë.

Për shërbimet e danezit që aktualisht luan në Angli me Totenhamin, drejtuesit e Interit janë gati të paguajnë 135 milionë euro.

Eriksen me skuadrën londineze ka kontratë deri në vitin 2020, ndaj edhe një ofertë e këtillë mund të bindë drejtuesit e Totenham, për të shitur mesfushorin e tyre më të mirë, për shërbimet e të cilit gjithashtu interesohet edhe Juventusi.

Leave a Reply