Barcelona me gjasa të luaj në 4 finale të Ligës së Kampionëve!

Barcelona mund të kualifikohet në finale të Ligës së Kampionëve me plotë 4 skuadra të ndryshme, njofton “infOSport.mk”.

Mbrëmë skuadra e trajnerit Ernesto Valverde eliminoi Mançester Junajtedin në kuadër të ndeshjeve çerekfinale, duke u kualifikuar për në gjysmëfinale, dhe duke iu bashkuar tre klubeve tjera të Barcelonës, që më herët kishin siguruar një vend për në mesin e katër skuadrave më të mira në kompeticionet ku po marrin pjesë.

Messi dhe shokët e tij iu bashkuan skuadrës së femrave, ekipit U19 dhe ekipit të futsalit.

Vashat e Barcelonës në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve do të përballen me Bajernin e Munihut. Ndeshjen e parë këto dy skuadra në konkurrencë të femrave do ta zhvillojnë me 21 prill në Munih, teksa ndeshja e kthimit në “Miniestadi” në Katalunjë, në program është me 28 prill.

Të rinjtë e “La Massia” në kategorinë Juvenil A (moshën deri 19-vjet) gjithashtu do të luajnë në ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për të rinj. Në kuadër të ndeshjeve çerekfinale ata eliminuan Lionin, ndërsa për një vend në finalen e madhe do të diskutojnë bashkë me Çelzin.

Lojtarët e Barcelonës Lasa, të cilët përfaqësojnë “katalunasit” në ndeshjet e  Ligës së Kampionëve në futsal, pasi dolën të parët në grupin e tyre në ndeshjet rrethit elitarë, siguruan një vend për në ndeshjet gjysmëfinale, aty ku do të përballen me skuadrën kazake të Kairat Almati.

 

Leave a Reply