Dalin pamje të reja të golit të Ljorentes, a gaboi VAR në këtë rast?

Kualifikimi i Totenhamit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve vazhdon të komentohet ende. Mbrëmë “spërsat” edhe përkundër disfatës 4:3 ndaj Mançester Sitit, arritën që të kalojnë tutje, kjo falë fitores minimale 1:0 në ndeshjen e parë dhe golave të shënuar më shumë në transfertë.

Shtatë golat e shënuara në ndeshjen e kthimit në ‘Etihad Stadium’, kanë pasur episodet e tyre të dyshimta.

Në mediat sportive ndërkombëtare me të madhe është duke u komentuar goli i tretë i Totenhamit, i shënuar nga ana e sulmuesit Fernando Ljorente.

Edhe pse arbitri kryesor, turku Xhunejd Çakër e kontrolloi në disa kënde këtë moment në pamjet që iu dhuruan nga VAR, nuk arriti që të kishte një pamje të qartë dhe të përcaktonte përfundimisht se sulmuesi e preku topin me dorë para se të shkonte në rrjetë.

Nga pamjet e publikuar, shihet se topi fillimisht ka prekur krahun e Ljorentes, para se të përfundonte në portën e Ederson.

Një gjë të tillë kishte pranuar edhe vetë sulmuesi spanjoll pas përfundimit të ndeshjes, që do të mbahet mend edhe pas atij goli të anuluar të Rahim Sterling në minutat shtesë të takimit, ku sërish rolin kryesor e kishte VAR.

Leave a Reply