Eurogoli i Lakazet ju dha fund shpresave “napolitane” (VIDEO)

Arsenali ka mundur Napolin edhe në ndeshjen e dytë çerekfinale të Liga Europa, pasi të enjten në mbrëmje shënoi fitore minimale 1:0 në “Sao Paolo”. Në ndeshjen e parë “topçinjtë” kishin shënuar fitore 2:0, ashtu që me rezultatin e përgjithshëm 3:0, ata vazhduan tutje.

Skuadra londineze deri te fitorja erdhi pas një super goli të shënuar nga ana e Lakazet nga gjuajtja e lilrë në minutuën e 36-të.

Ky gol si duket i goditi shumë rëndë futbollistët vendas, të cilët në ato momente kishin nevojë për të shënuar 4 gola dhe për të vazhduar më tej.

Ata jo që nuk arritën të bëjnë një gjë të tillë, por madje nuk shënuan edhe një gol të paltën, me ç’rast në fund kokëulur lëshuan fushën dhe u eliminuan nga garat e sivjetshme europiane.

Leave a Reply