Derbi lokal i Strumicës, ja çfarë pret trajneri i ri i Bellasicës

Pas barazimit 1:1 me Pobedën javën e kaluar në shtëpi, Gjoko Haxhievski u largua nga rradhët e Bellasicës, duke i lënë vendit e trajnerit strategut nga Strumica, Aco Stojanov, që sipas drejtuesve të kësaj skuadre do të ishte zgjidhja më e duhur për momentin. Ai edhe më parë ka qenë pjesë e Bellasicës, ndërsa në një prononcim për “infOSport.mk”, tha se do të japin më të mirën nga vetja që të shënojnë fitoren e parë këtë edicion në përballjet me Akademia Pandev, që njëherit do shtonte shpresat e tyre për mbijetesë.

“Ndeshja e sotme është shumë e rëndësishme për ne, pikët gjithashtu, ndaj do të bëjmë gjithçka për të fituar ndeshjen dhe për të mbetur në garë për mbijetesë në elitën e futbollit vendor” – tha shkurt për “infOSport.mk” trajneri i ri i Bellasicës, Aco Stojanov.

Për takimin e sotëm Stojanov nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Krste Todorov, ndërsa në anën tjetër trajneri Jugosllav Trençovski ka probleme me Gjorgji Stoilov dhe Lupçe Doriev, futbollistë këta që do të mbeten në bankinë.

Ndeshja Akademia Pandev – Bellasica do të zhvillohet në stadiumin “Kukush” në Turnovë me fillim në ora 16:00.

 

 

Leave a Reply